Irani nis sulmet me raketa ndaj Izraelit

Irani nisi sulmet raketore ndaj Izraelit, në përgjigje të ofensivës në Liban. Në Tel Aviv dhe Jeruzalem ranë sirenat e alarmit.

Pas sulmeve, sirena alarmi janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa ushtria izraelite ka dalë me një deklaratë.

“Pak kohë më parë, raketat u lëshuan nga Irani drejt shtetit të Izraelit. Ju udhëzojmë të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni me saktësi udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”, ishte mesazhi për qytetarët.

“IDF po bën dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur civilët e shtetit të Izraelit.”, thuhet ndër të tjera.

Përgatitjet për të mbrojtur Izraelin kundër sulmit po mbështeten “aktivisht” nga SHBA, thanë ata për NBC News.

Lajme të tjera |  Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë, erdhën të vendosin bomba!

Ata gjithashtu paralajmëruan se një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani do të kishte pasoja të rënda.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us