Ironi e fatit? Dardan Vuthaj prezantohet te ekipi i ri, por e ndjek “DIÇKA” e Egnatias

Dardan Vuthaj është prezantuar te ekipi i Chieti në Itali. Pasi mbylli aventurën e tij të shkurtër me Egnatian në Superiore, sulmuesi vendosi që të transferohej në Serie D italiane.

Megjithatë, edhe pse ndryshoi ekip ‘diçka’ e Egnatias po e ndjek nga pas sulmuesin. Janë pikërisht ngjyrat e ekipit të ri. Zi dhe gjelbër janë ngjyrat që karakterizojnë ekipin e Chieti, ashtu dhe si kampionët e Shqipërisë.

Kujtojmë që 29-vjeçari shkëputi kontratën e tij me Egnatian me marrëveshje dypalëshe. Vuthaj rikthehet kështu në Itali ku ka kaluar shumicën e karrierës me ekipe si Rimini, Novara, Crotone apo Foggia.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në qershor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us