Ish-drejtuesja e komisionit të vetingut të policisë, Ana Kapaj, emërohet zv. ministre e Arsimit dhe Sportit

Ana Kapaj është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit. Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I: Znj. Ana Kapaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”,konfirmohet në vendim.

Më herët, Kapaj ka qenë në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV), organi që kryen vetingu e punonjësve të policisë dhe gardës. Ministria e Arsimit drejtohet nga Ogerta Manastirliu dhe ka tre zëvendësministra, Endrit Hoxha, Nina Guga dhe Albana Tole.

Lajme të tjera |  Seanca e fundit parlamentare/ Gjekmarkaj: Gara e 11 Majit u trukua, procesi ndaj Sali Berishës, politik

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us