Ish-gjyqtari Gjin Gjoni synon të hyjë në politikë si pjesë e Partisë Demokratike në Lezhë

Ish gjyqtari Gjin Gjoni kërkon të hyjë në politikë nëpërmjet partisë demokratike të drejtuar nga sali berisha.

Gjin Gjoni është një prej tre kandidatëve që garojnë sot për të drejtuar degën e PD në Lezhë.

Rreth 3.500 demokratë të këtij qyteti që njohin si kryetar Berishën, do të vendosin me votë se cili do të jete drejtuesi i degës, mes kandidaturës së Gjin Gjonit, Albert Rustit dhe Paulin Markut.

Kjo nuk është tentativa e parë e ish-gjyqtarit per t’u bërë pjesë e politikës si pjese e PD.

Në vitin 2020 Gjin Gjoni u paraqit si kandidat në procesin e primareve të PD-së për t’u bërë deputet.

Por asokohe Lulzim Basha e skualifikoi duke sqaruar se asnjë gjyqtar apo prokuror që ka dhënë dorëheqjen nga vetingu apo është rrëzuar gjatë procesit të verifikimit nuk mund te jete deputet i Partisë Demokratike.

Lajme të tjera |  “Nuk keni parë gjë akoma”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni MARRËVESHJEN përpara se të mos mbetet më asgjë!

Gjin Gjoni mbante postin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë kur dha dorëheqjen duke iu shmangur vetingut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us