Ish i bardhebluve dhe hero te Partizani, Pano Qirko: Gjëja më e mirë që kam bërë është largimi nga Tirana

Pano Qirko ka folur pas derbit ku Partizani i tij barazoi pa gola përballë Tiranës. Ai ishte pikërisht “Lojtari i Ndeshjes”, i cili priti një penallti në minutën e 98-të, kundër ish-ekipit të tij, pjesë e të cilëve ka qenë shumë vite më parë.

I pyetur nëse këtë pritje të penalltisë e sheh si kundërpërgjigje ndaj Tiranës që nuk i dha mundësi, Qirko e mohon diçka të tillë. Në “Rubrika Sportive”, portieri i Partizanit thotë që vendimi më i mirë që ka marrë është largimi nga Tirana.

“Nuk mendoj se ishte revansh sepse jam profesionist dhe unë paguhem për punën që bëj. Kam qenë te Tirana një çun i ri pa eksperiencë. Mendoj se gjëja më e mirë që kam bërë për veten time është që jam larguar dhe kam shkuar te Ballshi ku i jepet shumë mundësi të rinjve. Ne e dimë që Tirana dhe Partizani kanë shumë presion të madh”, është shprehur Pano Qirko.

Lajme të tjera |  Tjetër kompeticion evropian në Shqipëri, FSHF mirëpret raundet e para të kualifikueseve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us