Ish-i dashuri dëshmon në gjyq: Sibora Gaganin e vrau mafia shqiptare, iu kishte marrë 25 mijë euro borxh!

Italiani, Marco Romeo, ka dëshmuar përpara një gjykate në Spanjë në lidhje me vrasjen e ish-të dashurës së tij, shqiptares Sibora Gagani.

Krimi monstruoz tronditi opinionin publik, pasi shqiptarja 22-vjeçare u gjet e murosur, Sibora ishte zhdukur që në vitin 2014.

Pasi ishte arrestuar për një vrasje tjetër, italiani rrëfeu se trupi i Siborës ndodhej i murosur.

Por në dëshminë e tij, ai ka dhënë se Siborën e vrau mafia shqiptare. Përpara gjykatës, ai tha se ajo kishte marrë 25 mijë euro borxh nga bashkëkombasit e saj për të ngritur një biznes.

Por paratë iu vodhën nga disa kolumbianë dhe ajo nuk mund të paguante borxhin, italiani tha se ishin katër shqiptarë që e vranë Siborën dhe e urdhëruan atë që të hiqte qafe trupin.

Lajme të tjera |  U shua Artan Lame, reagon Rama: Jam pa fjalë, lajm i pabesueshëm

Ai tha se di emrin e njërit prej autorëve të krimit, por refuzoi që ta tregonte përpara gjykatës.

Marco tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur, por shtoi se e fshehu trupin nga frika, italiani tha se ka reflektuar për atë që ka ndodhur dhe kërkoi mëshirë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us