Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i pandehur nga SPAK! Ja për se akuzohet

Ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia i është komunikuar sot akuza e “shpërdorimit të detyrës” nga SPAK.

Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj tij nga Mark Molla, ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, i emëruar nga Voltana Ademi në limitet e lënies së detyrës së saj, dhe i shkarkuar menjëherë nga Spahia.

Molla pretendon në kallëzimin e tij se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra.

Mark Molla është një personazh kontrovers, i dënuar me 8 vite burg për vjedhje, shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Ai gjithashtu ka qenë shënjestër e një plagosjeje me armë zjarri në derën e banesës së tij në Shkodër në vitin 2020.

Pas daljes nga SPAK, Spahia ka deklaruar se bëhet fjalë për një çështje administrative dhe se ka zbatuar vetëm ligjin.

Lajme të tjera |  Albana Koçiu i jep zyrtarisht detyrën Ina Majkos! Një fotografi dhe me zv.ministrin e liruar nga detyra: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us