Ish-kryeministri flet për kullën 64-katëshe: Trillime primitive!

Sali Berisha, edhe këtë mbrëmje u është drejtuar mbështetësve të tij me mesazhe nga dritarja e banesës, aty ku ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal te debati për kullën “Mount of Tirana” e cila po ndërtohet në qendër të kryeqytetit.

Berisha tha se Edi Rama, pasi humbi betejën me shpalljet non-grata, kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat, duke iu referuar kullës 64-katëshe.

“Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës”, tha ish-kryeministri ndërsa theksoi se ishin trillime në mënyrën më primitive.

“Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.

Lajme të tjera |  Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve, plagosen të dy! (EMRAT)

Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.

Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.

Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.

Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us