Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte thotë se në Itali, ardhjet e emigrantëve janë rritur me më shumë se 40% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Ai thotë se skema e Giorgia Melonit për transferimin e emigrantëve në Shqipëri, jo vetëm që nuk ka funksionuar dhe ka shpërdoruar 1 miliardë euro, por do të ishte me kosto më të ulët nëse emigrantët do të ishin riatdhesuar nga Italia në vendet e tyre të origjinës.
“Në maj, ardhjet e emigrantëve janë rritur me më shumë se 40% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në prill ishin rritur me 35%. Blloku detar me të cilin Meloni ka mashtruar italianët prej vitesh as që flitet më: ajo vetë e dinte që ishte e paarritshme por e mirë për të marrë vota. Qendrat në Shqipëri janë “jofunksionale”: nuk hapën as manual të së drejtës europiane para se të hidhnin 1 miliard në det.
Ata improvizuan të nxitonin për të bërë njoftime. Dhe në kundërshtim me sloganet vazhdojmë të zbarkojmë në Itali, mbartim mbrapa e mbrapa një grusht emigrantësh me kosto shumë të larta, njerëz që mund t’i riatdhesonim nga Italia me kosto shumë më të ulëta dhe pa dërguar në Shqipëri forcat e policisë që mungojnë në qytetet tona. A merr dikush përgjegjësi për Qeverinë? Apo faji i thonjëve, i Conte, i konspiracioneve ndërkombëtare apo i Fantaghiros?”, shkruan Conte në rrjetet sociale.