Ish-kryeministrja e Finlandës flet për videon virale: Problem se dukesha shumë seksi

 Gjatë katër viteve të saj si kryeministre e Finlandës, Sanna Marin u vlerësua për trajtimin e krizave të mëdha globale, duke përfshirë pandeminë, krizën klimatike dhe luftën në Ukrainë.

Mirëpo, në mendjen e disa bashkatdhetarëve të saj dhe jo vetëm, e reja që bëri histori në skenën politike të vendit të saj është identifikuar me një video të publikuar në 2022, që e cila shfaqte atë duke kërcyer në një festë me miqtë e saj.

Ish-kryeministrja foli në një intervistë interesante për Elle për daljet e saj të guximshme dhe provokuese. Marin shpjegoi se gjatë mandatit të saj katër vjeçar, një nga qëllimet e saj kryesore ishte t’i tregonte një shembull brezit të ri, veçanërisht grave të reja se ato mund të jenë vetvetja. Sipas Marin, kërcimi i saj nuk ishte ajo që shkaktoi një furi mediatike.

“Ne kemi parë politikanë të tjerë duke kërcyer, kënduar dhe pirë. Problemi i vërtetë ishte se dukesha shumë seksi. Ishte mënyra se si kërceja, lëvizjet që bëja”, shprehet ajo.

Gjithsesi Sana Marin shprehet dhe dëshiron ta bëjë të qartë se kur mendon për katër vitet si kryeministre, skandali i videos nuk është gjëja e parë që i shkon në mendje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us