Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, ka komentuar humbjen zhgënjyese 4-3 të Barcelonës ndaj Interit dje, e cila i eliminoi Blaugranët nga gjysmëfinalet e Champions.
Duke folur në programin “El Chiringuito” mbrëmjen e djeshme, ish-futbollisti spanjoll hodhi poshtë akuzat kundër gjyqtarit Szymon Marciniak, i cili u tregua nga shtypi katalanas si fajtori kryesor.
Me një dozë ironie, Guti u përgjigj: “Sot pati një komplot global kundër Barcelonës. Por e vetmja realitet është se ata pësuan shtatë gola, dhe Interi pësoi gjashtë.
Është një ekip që pranon shumë gola. Kur pranon katër gola jashtë fushe, është shumë e vështirë të arrish në finale”, e mbylli Guti.