Ish-portieri i Cagliarit “godet” Alen Sherrin: Me të në portë, ekipi nuk kishte garanci

Ish-portieri italian, Enrico Albertosi ka folur së fundmi për një nga ekipet ku ka kaluar karrierën e tij shumë vite më parë. 85-vjeçari ka analizuar ekipin e Cagliarit, e pikërisht repartin e portës.

Albertosi thotë se portieri aktual, Caprile po bën mjaft mirë. Ndërsa më parë me Scuffet dhe Sherrin në portë, ekipi italian nuk kishte garanci në portë.

“Caprile është shumë i mirë, bën gjëra të jashtëzakonshme. Është një djalë i shkathët, i shpejtë dhe di të luajë me këmbë. Nuk dua të jem i ashpër, po dy portierët para tij, Scuffet dhe Sherri, ofronin pak garanci”, ka thënë Albertosi.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us