Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin e Laçit

Laçi prej disa javësh është pa një trajner, por tashmë ky “hall” ka marrë fund. Drejtuesit kanë arritur të gjejnë zëvendësuesin e Armando Cungut.

“Newsport.al” mëson ekskluzivisht se Francesco Moriero do të drejtojë kurbinasit në ndeshjet e këtij sezonit. Timonieri italian ka drejtuar në të kalaurën skuadrën e Dinamos në Superiore. Saktësisht në vitin 2021, 55-vjeçari ka drejtuar “Blutë” në dy ndeshje të Superiores.

Ndërkohë tashmë merr në dorë “frenat” e bardhezinjve bashkë me pergjegjësinë për t’i nxjerrë nga ‘kriza’ në të cilën ndodhen në këtë sezon. Eksperienca e tij do të ndihmojë Laçin në këtë sezon të rikthehet te rezultatet pozitive. Aktualisht në 8 javë kampionat, kurbinasit ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikë, ku kanë marrë vetëm 3 barazime./Newssport.al

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Do të sfidojë Leo Messin, mbrojtësi shqiptar prezantohet në klubin “kuqezi”

EKSKLUZIVE/ Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin e Laçit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us