“Isha me të pak para ngjarjes, i thashë…”/ Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, shoku i tij rrëfen momentin kur mori lajmin tronditës!

Vrasja e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi në Shkozë ka tronditur opinionin publik, ku me një goditje thike pas një sherri me disa adoleshentë, ai ndërroi jetë.

Shoku i tij, i ftuar në News 24, ka treguar se para ngjarjes e kishte takuar Aurelion sepse duhej të shkonte në punë dhe se lajmin ia kishte dhënë një shok tjetër, përmes celularit.

Ai tregon se në spital ka arritur i pari, bashkë me një shok, por shton se mjekët i thanë se kishte ndërruar jetë.

Ne kishim shoqëri të madhe me njëri-tjetrin. Dy makina e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej Aurelio. Aurelio ka zbritur dhe ata e kanë qëlluar. Më kanë thënë se mund ta ketë qëlluar një 15-vjeçar. Fillimisht janë kapur me duar e më pas njëri nga ata djemtë ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Në spital unë dhe shoku im arritëm të parët. Ne po prisnim çfarë do thoshin mjekët, atje na thanë se ka ndërruar jetë”, deklaroi shoku i Aurelios.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçari, mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë, në Tiranë.

Lajme të tjera |  Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë!

Katër të rinjtë akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim. Mësohet se gjatë seancës së sotme, ata nuk kanë folur para trupës gjykuese.

Ndërkaq, avokatët kanë kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin, goditje që i mori jetën, por kjo kërkesë është rrëzuar nga ana e trupës gjykuese.

Sipas avokatëve ngjarja nuk ka qenë e paramenduar, por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen.

Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici ata kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë, ndërsa thuhet se shkak i sherri midis tyre ka qenë një vajzë.

Lajme të tjera |  Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur shkollë në Tiranë! Leksione në disa degë, pranohen deri në 80 ‘studentë’

Kujtojmë se në pranga kanë rënë 20 vjeçari me iniciale F. Sh., dhe tre të mitur, 2 të moshës 16 vjeç dhe një 15 vjeç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us