Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu duket se është dorëzuar. Në një prononcim për “Top Channel”, Xhelal Mziu tha se partia që ai përfaqëson nuk do të arrijë të kapë mandatin e tretë me këtë trend.
Xhelal Mziu: Ne kemi qenë të përgatitur për rezultatin që do të merrnin, por flas për kushte normale. Por ne 3-4 ditët e fundit jemi përplasur me makina të pafundme në lagje, po rrezikohet vota e qytetarëve. Kemi tentuar që t’i çaktivizonim. Aktualisht po tentojmë që të kapur 3 (mandate), por me këtë trend më duket i paarritshëm.
Aktualisht, në të gjithë qarkun e Dibrës, Partia Demokratike ka siguruar 10995 vota, ndërkohë që Partia Socialiste ka arritur që të mbledhë 16696 vota.