Egnatia ia doli me përmbysje të triumfonte ndaj Partizanit. Rrogozhinasit fituan 2-1 ndaj të kuqve dhe në këtë mënyrë siguruan për herë të 3-të radhazi finalen e Kupës së Shqipërisë.
Një sukses për rrogozhinasit, teksa festa për ta është e gjitha legjitime. Padiksutim që për ekipin e Edlir Tetovës e rëndësishme ishte edhe mbështetja e tifozëve.
Këto të fundit si lojtari i 12-të i skuadrës nuk munguan as në këtë transfertë. Pikërisht për këtë klubi ka një falenderim për ta që ishin aty për të mbështetur ekipin në një sfidë delikate.
“Faleminderit që ishit aty për Egnatian????
Një ekip,një qytet,një zemër”, shkruhet në postim.