Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se ka humbur gjyqin e hapur në një Gjykatë në Paris kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. I ftuar mbrëmjen e shkuar në Në emisionin “Log.” në News 24, Berisha tha se gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se kryedemokrati nuk ishte qytetar i vendeve të BE-së, për të vijuar procesin gjyqësor ndaj Blinken. Ai shtoi se sipas avokatit të tij, këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet edhe aty ku del.
“Të jem i sinqertë padia ime ishte një padi për dinjitetin e Sali Berishës dhe dinjitetin e shqiptarit. Nuk ishte një padi që Gjykata do të merrte këtë apo atë vendim.
Sipas avokatit tim, këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet edhe aty ku del. Imuniteti nuk është për shpifje, shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve”, tha Berisha.