Ishte nisur nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 pasagjerë (VIDEO)

Një aeroplan i Air India u rrëzua në aeroportin e Ahmedabadit pak minuta para ngritjes të enjten. Sipas informacioneve fillestare, fluturimi duhej të nisej nga Ahmedabadi për në Gatwick të Londrës.

Pamjet e frikshme nga toka tregojnë një re të madhe tymi të zi që del nga vendi i rrëzimit.

Sipas Air India, “Fluturimi AI171, që operonte Ahmedabad-Londër Gatwick, u përfshi në një incident sot, më 12 qershor 2025.” Kompania ajrore shtoi se në këtë moment po përcaktojnë detajet dhe do të ndajnë përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Ahmedabadi me 242 persona në bord, të përbërë nga 2 pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, raportoi ANI.

Lajme të tjera |  LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot, kryeson Arkend Balla me 2.3 miliardë lekë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us