“Ishte një ndeshje e vështirë, Teuta po mbrohej me 10 lojtarë”, Gjoka: Goli nuk erdhi për shkak të nervozizmit

Teuta mposhti Skënderbeun me shifrat 1-0 ditën e sotme në javën e 31-të të Superiores. Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat në fund të sfidës.

“Ishte një ndeshje e vështirë, mos ardhja e golit ishte çështje nervozizmi, as skuadra nuk pati atë qartësinë e vet përpara portës. Kur nervozohesh edhe lodhesh, kur nuk e ke kokën të qetë kjo ndodh.

Në pjesën e parë u munduam të bëjmë atë që kishim përgatitur, ndonjëherë doli ndonjëherë jo. Duke pas parasysh se Teuta po u mbronte me 10 lojtarë, u munduam të bëjmë zgjedhjet tona alternative, por as ato nuk dolën”, u shpreh Gjoka.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us