Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se 1 pikë sot në stadiumin Kombëtar. Kombëtarja u nda në një 0-0 me Çekinë dhe tani përqendrohet në sfidën e fundit të Nations League me Ukrainën.
Në intervistën e pas ndeshjes ka folur mbi këtë sfidë lojtari i Empolit, Ardian Ismajli.
“Patëm 2 raste sot, goditëm shtyllën. Pjesën e dytë e kemi patur në kontroll gjithçka. Çekia u mbyll prapa. Ata kishin ardhur vetëm për 1 pikë dhe arritën t’a merrnin. Ishte një ndeshje me hope. Na mungoi fati, por ndonjëherë kështu shkojnë gjërat. Shtyllat na mohuan golin.
Besoj që në ndeshjen e parë sulmuesi i gjatë që nuk ishte parë në ndeshje ndonjëherë shënoi me fat. Sot morëm masa se ia mësuam pikën e fortë atij. Kemi luajtur shumë takime me Çekinë këto kohët e fundit.”, u shpreh Ismajli.