Ishte shumë pranë kalimit tek Barcelona, Nico Williams “shënjestrohet” nga gjiganti i Londrës

Verën e vitit të kaluar, Nico Williams ishte shumë pranë largimit nga Athletic Bilbao. Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares spanjolle vendosi të qëndrojë në skuadrën baske.

Opsioni më konkret ku Williams mund të transferohej pas përfundimit të Europianit, ishte Barcelona. Por tashmë 22-vjeçari duket afër largimit nga LaLiga për në Premier League.

Së fundmi është Arsenali që ka shfaqur interes për djaloshin e Athletic Bilbao. Siç raportojnë mediat britanike, drejtori i ri sportiv i “Topçinjve” Berna, e ka sulmuesin spanjoll objektiv kryesor.

Lajme të tjera |  “Gjithmonë me ty dhe për ty”, ish-sulmuesi i Superiores tregon mbështetje maksimale për Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us