ISIS kërcënon Putinin: Prisni masakër tjetër, kësaj here do iu godasim fort

ISIS ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Shteti Islamik ka kërcënuar drejtpërdrejt se do ta “masakrojë” Vladimir Putinin në shenjë hakmarrjeje për torturimin e katër të arrestuarve, që janë përgjegjës për vrasjen e 140 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve në sallën e koncerteve në periferi të Moskës.

Grupi terrorist, i cili dy herë mori përgjegjësinë për sulmin, tha se imazhet dhe videot e abuzimit që terroristët pësuan nga duart e autoriteteve ruse vetëm sa e rritën dëshirën e tyre për të marrë gjak. Ndaj edhe dolën me një paralajmërim të ri, ku shkruanin: Për të gjithë rusët e egër! Ndaloni torturimin e të burgosurve të ISIS-it. Kujdes! Mos mendoni se ne nuk kemi mundësi t’ju hakmerremi për vëllezërit tanë të robëruar. Në sulmin e së premtes, ne ju dëshmuam se, me dëshirën e Zotit, muxhahidët e Shtetit Islamik mund t’ju ndëshkojnë për çdo tmerr tuajin. Prisni një masakër, shumë shpejt. Kësaj radhe do t’ju godasim aq fort në kokë, sa që brezat e ardhshëm, në dashtë Zoti, t’ju kujtojnë dhe ato dhimbje dhe dhembje të së shkuarës do të harrohen.

ISIS kërcënon Putinin: Prisni masakër tjetër, kësaj

Por edhe pse kërcënimet po i vijnë nga ISIS, Putin ka dalë me një mesazh të ri duke ngritur dyshime lidhur me përfshirjen e Ukrainës.

“Është e rëndësishme t’i përgjigjemi pyetjes pse terroristët pas krimit u përpoqën të iknin në Ukrainë. Kush i priste ata atje? Ata që mbështesin regjimin e Kievit nuk duan të jenë bashkëpunëtorë dhe mbështetës të terrorizmit, por lindin shumë pikëpyetje,”- tha Putin gjatë mbledhjes së kabinetit.

Lajme të tjera |  Prova e re e SPAK! Kryemadhi shpenzoi mbi 240 mijë dollarë nga karta e Adrian Shatkut

Nga ana tjetër, Kievi mohon çdo përfshirje në sulm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us