Ardian Ismajli është lojtar i lirë në këtë merkato vere. Mbrojtësi shqiptar përfundon kontratën e tij me Empoli më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Pas Bolonjës dhe Kremonezes, një tjetër klub i Serisë A interesohet për shërbimet e 28-vjeçarit.
Bëhet fjalë për skuadrën e Torinos. Sipas “SportItalia”-s, torinezët janë duke vëzhguar dy alternativa. Idzes-i dhe Ismajli janë dy pistat e klubit italian për fazën mbrojtëse.
Sezonin e shkuar Torinoja u rendit në mesin e tabelës në kampionatin elitar të Italisë, më saktësisht në vendin e 11 në tabelën e renditjes.