Ekipet europiane kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Për një pjesë të futbollistëve të Kombëtares përflitet se mund të ndryshojnë ekip.
Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli, pasi nuk pranoi të rinovonte deri në 2028.
Të interesuar për të janë disa ekipe në Serie A, përfshi Napoli dhe Juventus.
28-vjeçari luan në Itali prej Shtatorit të 2020 ku nga Hajduk Split u transferua te Spezia.
Mbrojtësi Adrian Bajrami mund të huazohet nga Benfica te skuadra tjetër e Ligës së Parë portugeze, Estroil sipas gazetës “A Bola”.
Për 23-vjeçarin do të ishte një mundësi për më tepër aktivizim.
Te Benfica ku është nën kontratë deri në 2029, gjithsesi nuk duan ta shesin dhe marrveshja mund të arrihet vetëm me të drejtë kthimi.
Ndërsa për Nedim Bajramin duket se mund të ketë një kthim në Itali, madje te Sassuolo.
Sipas “Gazzetta dello Sport” përvoja e mesfushorit me tipare sulmuese te Rangers nuk ka qenë nga më të mirat.
Pasi e bleu për rreth 3 milionë e gjysmë Euro Verën e kaluar, klubi skocez është gati ta kthejë me një vlerë më të ulët.
Pas përfundimit të huazimit, Armando Broja e Marash Kumbulla, respektivisht tek Everton e Espanyol, janë kthyer te Chelsea e Roma.