Italia me fat në Europian, si goli në minutën e 98 shpëtoi axurrët nga eleminimi

Italia mund të quhet me fat në këtë Europian. Axurrët e mbyllën si të dytët në grupin B me 4 pikë, falë fitores me Shqipërinë dhe barazimit ndaj Kroacisë.

Këto të fundit nuk ia dolën të kualifikoheshin ndër vendet e treta më të mira. E njëjta gjë do të kishte ndodhur dhe me Italinë, nëse axurrët do e mbyllnin në vendin e tretë.

Kështu në rast se ndeshja e fundit do të ishte humbur, kroatët do të kishin avancuar më tej për shkak të avantazhit në përballjet direkte. Në anën tjetër Italisë nuk do i mjaftonte vendi i tretë me 3 pikë, pasi do kishte golavarazh negativ -1.

Sllovenia është e katërta dhe e fundit që siguroi kalimin më tej përmes vendeve të treta, duke numëruar 3 pikë por me golavarazh 0. Kështu Italia duhet t’i falet Zaccagni që me golin në minutën e 98 siguroi kualifikimin.

Lajme të tjera |  Drejt largimit nga Rangers? Nedim Bajrami nuk pret dhe zbulon të ardhmen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us