“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën” – Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin Dritan Hila në DritareTV një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së.

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës. I kam thënë: ‘Doktor, të lutem, mos dëgjo këta që ke afër’”, tha Sula, duke shtuar se kjo bisedë kishte ndodhur përpara se Sali Berisha të vendosej në arrest shtëpie

Sula theksoi se paralajmërimi i tij për Berishën ishte i qartë: “I thashë: ‘Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.’ Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot.”

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës, i kam thënë: “Doktor të lutem mos dëgjo këta që ke afër.”

Lajme të tjera |  Nis protesta e opozitës për “krimin elektoral”, Noka: 7 në 10 qytetarë thonë se kanë votuar PD, si shpjegohet?!

Këtë ia thashë atëherë ku nuk kishte kaluar ende në arrest shtëpie. Sali Berisha sot po të ishte në arrest shtëpie unë s’do flisja më sot.

Do thosha: “S’ka faj ka qenë në arrest shtëpie, prandaj humbi zgjedhjet. I humbën këtë zgjedhjet.” Po atëherë i thashë: “Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.” Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot”, tha Sula.

Deklaratat e tij vijnë në një moment reflektimi për rezultatet zgjedhore dhe drejtimin e Partisë Demokratike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us