Iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje, kryepeshkopi Janullatos vijon të mbetet në intubim

Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme. Spitali “Evangelismos” në Athinë ka lajmëruar se ai ndodhet në intubim dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga mjekët, të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas operacionit të cilit iu nënshtrua.

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit “Evangelismos”.

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi sezonal, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Kështu, ai u dërgua në Greqi që të premten nga një mjet i Forcave Ajrore.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy pjesëtarë nga ekipi i personelit të FA-ve. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Por që nga ajo ditë, gjendja e tij nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us