“Iu plotësua dëshira Amarit”! Olta Gixhari poston momente nga ceremonia e zbulimit të gjinisë së bebit (VIDEO)

Ndryshe nga dëshira e saj për të pasur një vajzë, aktorja e njohur Olta Gixhari do të bëhet me djalë. Ajo ka ndarë në rrjetet e saj sociale videon nga zbulimi i gjinisë së bebit, ku fishekzjarret kanë qenë në ngjyrën blu, duke plotësuar kështu dëshirën e djalit të saj Amar, për të pasur një vëlla.

Olta e ka festuar këtë moment të veçantë me një grup të ngushtë miqsh, ndërkohë që në video shfaqet dhe partneri i saj Dori, së bashku me djalin, teksa mësojnë gjininë e bebit numër 2. Vetë Olta kishte shprehur më herët dëshirën për të pasur një vajzë, por nuk mund të ishte më e lumtur sesa kur sheh lumturinë e Amarit.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“Ju plotesua deshira Amarit. Faleminderit zot per gjene me te shtrenjte qe me ke dhene Familjen!
Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe me speciale. Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë”, shkruan Olta në postimin e saj në rrjetet sociale.

Prej afro një viti, që kur u bë pjesë e aventurës së saj në Big Brother, Olta ka zgjedhur që të qëndrojë më së shumti në Shqipëri, dhe jo në Spanjë ku ishte shpërngulur vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us