Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 6 në Tiranë, i vënë në pranga pas përgjimeve në SKY ECC, dyshohet se është përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë kriminale.
Gjoni dyshohet se ka bashkëpunuar në një tentativë vrasje, teksa punonte në komisariatin e policisë në Shijak, ndërkohë që porosia për krimin ishte dhënë nga Hollanda.
Mësohet se Dedan Gjoni, iu kishte treguar foton dhe orën se kur do të lirohej një i dyshuar, i cili ishte planifikuar që të vritej, me porosi të disa shtetasve në Hollandë.