Ivan Gvozdenovic me ide të qarta, trajneri i korçarëve zgjedh kapitenin e ri të Skënderbeut

Dean Liço u transferua në Turqi, ku u shit te skuadra e Igdir FK. Me largimin e tij, Ivan Gvozdenovic i ka lindur detyra të gjejë zëvendësuesin e tij.

Trajneri i korçarëve i ka idetë e qarta për kapitenin e ri të ekipit. Me shumë gjasa shiriti i kapitenit do të kalojë në krahun e Elvis Prençit.

Mbrojtësi prej dy sezonesh është kthyer menjëherë në lider te mbrojtja korçaare dhe në këtë mënyrë, Gvozdenovic do t’i besojë udhëheqjen e ekipit në sezonin e ri.

Lajme të tjera |  'Shkrihet' KF Tirana, klubi konfirmon tetë largime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us