Cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram sipas “Social Top 5”, rubrikës së emisionit “Live From Tirana”.
Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 452 mijë. Roza Lati po ashtu si javën e kaluar nuk ka asnjë ndryshim duke patur sërish 830 mijë fansa në Instagramin e saj.
Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Romeo ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 141K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 270 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me 2 mijë ndjekës dhe tani numëron 332K.
Ndërkohë, një rritje prej 3 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 267 në 270 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati e cila ka shtuar plot 4.5K në Instagram.
Nga ana tjetër Egla Ceno, në ndryshim nga java e kaluar kur rezultonte me humbje, këtë herë ajo ka fituar 1.6K dhe tashmë ka 73.6K në Instagram.
Sa i përket Graciano Taganit, ai ka shtuar vetëm 100 ndjekës më shumë, nga 70.4K ka shkuar në 70.5K.