“Jam abuzuar se*sualisht në fëmijëri”, Gjesti dhe Egli dyshime për historinë e Laertit, aktori nuk përmbahet: Turp t’ju vijë…

Prime i natës se djeshme ka nisur me debate e tone të larta teksa në pjesë iu kushtua historisë së rrëfyer të Laert Vasilit, e vendosur në diskutim nga banorët e shtëpisë për vetëtësinë e saj.

Në fokus të debatit kanë qenë deklaratat e Eglit dhe Gjestit, të cilët kanë dyshuar vazhdimisht neë historia që Laerti rrëfeu për jetën e tij ishte e vërtetë, ose më saktë për fragmentin kur Laerti deklaroi se është abuzuar në fëmijëri.

Kjo gjë ka acaruar jo pak Laertin, i cili është shprehur se banorët kanë kaluar limitet

Pjesë nga debati:

Laerti: Gjesti kur ka hyrë në këtë shtëpi ka përdorur një fjalë me shaka, dyfytyrësh, kjo karakterizon më së miri Eglin dhe Gjestin. Të vinin të ma thonin mua. Mund të sjell një njeri nga jashtë që e di shumë mirë këtë histori. Me Eglin dhe Gjestin kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë këto dit, e kuptoj që për këtë garë mund të thuhen shumë gjëra, por që të arrish deri këtu do të thotë që nuk ke shpirt.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 19 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Egli: Unë nuk mundem ta vërtetoj kurrësesi… të lutem.

Laerti: Mos m’u lut fare. Trup të të vijë që dyshon këtë gjë. Kështu ke folur edhe për njollat Egli, hajde se kështu na surprizon me gënjeshtrat e tua.

Egli: Ne fakt kjo ishte një hije dyshimi e imja sepse është një gjë e paprekur. Unë nuk kam se si ta faktoj. Unë se kam thënë në mënyrë absolute që është gënjeshtër, por thash nuk e di pse kam dyshime. Nuk ke si e vërteton.

Laerti: Kam se si e vërtetoj po të them, të të vijë turp. Nuk le gjë pa bërë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us