“Jam e shokuar” – Evi Kokalari “shpërthen” ndaj Berishës: Flet për narko-shtet, por harron që dëmton Shqipërinë, jo Edi Ramën

Aktivistja konservatore Evi Kokalari ka shpërthyer nda ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ky i fundit e ka cilësuar Shqipërinë si të vetmin “narko-shtet” në Europë.

Kokalari thotë se i vjen turp për qëndrimet e Sali Berishës në institucionet europiane ku shqiptarët duan të shkojnë.

Sipas saj, ish-kryeministri nuk e kupton që dëmton dinjitetin e Shqipërisë duke folur keq për vendin e tij, dhe jo atë të Edi Ramës.

Evi Kokalari thekson se kjo është arsyeja se përse sovrani e ndëshkoi në 11 Maj.

“Të thuash në Parlamentin Europian që Shqipëria është narko-shtet nuk i bën dëm Edi Ramës, por dinjitetit të Shqipërisë.

Jam e shokur që një ish-president dhe kryeministër i vëndit, nuk e kupton që dinjiteti i kombit është shumë herë më i rëndësishëm se sa opozitarizmi i Berishës, i cili në fakt çalon dukshëm. Shqiptarët duan të hynë në E.U., dhe dëmi që kërkon të bëj Berisha, i bëhet direkt sovranit.

Kjo është dhe arsyeja pse shqiptarët e protestuan Berishën masivisht në 11 Maj. Jam thellësisht e indinjuar dhe realisht më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeminstri i vendit”, shkruan aktivistja Evi Kokalari.

Lajme të tjera |  “France 24”: Përmeti, qyteti shqiptar ku çdo gjë përgatitet nga trëndafilat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us