Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, në Forumin Ekonomik të zhvilluar në Tiranë, është shprehur entuziaste për madatin e katërt dhe mbështetjen e që i dhanë shqiptarët kreut të qeverisë në drejtimin e vendit.
Ajo shprehet se shqiptarët vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë në Europë, dhe ëndrrat e tyra ata ia besuan Ramës, duke i dhënë atij mandatin e katërt.
“Edi është në mandatin e tij të katërt. Jam entuziaste dhe e prekur, e mallëngjyer, sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam në 1992: që ta bënim Shqipërinë si e gjithë Europa.
Shqiptarët vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë në Europë, ndaj mbështetën Edin në një mandat të fortë. Ia besuan një mandat tjetër. Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje. Misioni ynë është të përfundojmë procesin, që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi,” tha Linda Rama.