“Jam fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori Olsi Dado”, Veliaj: Gjykata të publikojë audion e seancës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish mbrëmjen e së hënës.

Veliaj thotë se është fyer, sulmuar dhe kërcënuar nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, gjatë seancës gjyqësore.

Sipas tij, përfaqësuesi i organit të akuzës e ka cilësuar “ndyrësirë”.

Kryebashkiaku i Tiranës i ka bërë thirrje gjykatës që të bëjë publike audion e seancës që pretendon se prokurori Ols Dado e ka ofenduar  dhe pastaj qytetarët ta vendosin vetë se kush ka të drejtë.

Reagimi i Erion Veliajt:

Mirëmbrëma,

Siç e dini, prej dy javësh unë ndodhem i mbyllur në qeli pa gjyq dhe i dënuar që në faqen e parë të një dosjeje, të cilën po e faktoj çdo ditë se është një montim i shëmtuar dhe farsë e rrezikshme.

Por, gjithashtu, ndodhem në kushte të pabarabarta për të thënë të vërtetën time, atë të vërtetë të cilën do ta mbroj deri në fund dhe do të vazhdoj ta them së paku këtu, në rrjetet e mia sociale, si e vetmja mënyrë për të komunikuar me qytetarët e Tiranës dhe gjithë publikun.

Po! E them dhe e përsëris, në atë sallë gjyqi unë jam fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori im, Olsi Dado, me fjalë të cilat janë të regjistruara dhe padyshim mund të bëhen transparente për publikun. Ajo seancë ishte një kasaphanë e përgatitur për të më “vrarë” politikisht dhe kam dëgjuar lloj-lloj epitetesh, që nga “gënjeshtar”, “je patologjik” e deri te fjalia “e di se ku shkon, ky merret me mua ky …ndyrësirë”.

Për të qenë të vërtetë deri në fund, ftoj gjykatën të publikojë audion e asaj seance të shëmtuar dhe pastaj qytetarët ta vendosin vetë se kush ka të drejtë.

Ama, unë do të vijoj të çmontoj atë dosje të stisur kundër meje çdo ditë, pak nga pak, siç kam bërë deri më sot.

Lajme të tjera |  Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us