“Jam i lumtur që arrijmë Superioren”, Pollozhani: Kontrata? Prioriteti ishte fillimisht ngjitja e Flamurtarit

Flamurtari ngjitet në Superiore pas 5 vitesh duke mposhtur Vorën ditën e sotme Trajneri i vlonjatëve, Artim Pollozhani doli në prononcim për mediat.

“Ky ekip është ndërtuar të futet në Superiore dhe jam shumë i lumtur që ia arritëm. Edhe nëse do arrinim të futeshim disa javë më parë, do isha më i lumtur. Kontrata? Kemi një marrëveshje që nuk kemi folur për të ardhmen, vetëm kemi folur për të ngjitur Flamurtarin në Superiore. Normalisht me ngjitjen do flasim, por prioriteti ishte ngjitja e ekipit.

E kishim të rëndësishme ndeshjen me Besën pasi mund të mbyllnim llogaritë, por në futboll ndodhin këto gjëra. Bëhet fjalë për një ekip që ka qenë gjithmonë në krye me Vorën dhe me Besën. Ne dhe Vora e meritojmë ngjitjen në Superiore. Flamurtari ka bërë një kampionat jashtëzakonisht të mirë. Kemi një punë që nesër dhe duhet të mendojmë për Superioren. Unë mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë edhe me Besën, tek goli i parë nuk duhet t’i ndodhte asnjë portieri.

Gjatë gjithë kësaj kohe kemi punuar nga ana psikologjike dhe fizike, janë gjëra që nuk ndahen. Sot luajtëm jashtëzakonisht mirë, e rëndësishme është të ngjiteshim. Jam prej një periudhe të shkurtër, kam shkuar të shoh 2-3 ndeshje të moshave. Nëse do vazhdojmë me stërvitjen do të ftoj disa prej tyre. Është jashtëzakonisht mirë të punojmë me akademinë, jemi në kontakt me drejtorin  tyre”, u shpreh Pollozhani.

Lajme të tjera |  Partizani B shkruan historinë, shkatërron Turbinën dhe ngjitet në Kategorinë e Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us