“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”, Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në studion e “Off the Record”, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Malajt, në këtë mënyrë ata kanë pranuar se janë fajtorë apo kanë pasur performancë të dobët

“Janë 13 drejtorë Kadastre që kanë ndryshuar në Vlorë në vitet e fundit. Janë dhjetëra pronarë në Borsh, Himarë e breg që nuk lejohen as të ndërtojnë në pronën e tyre sepse është mafia e tokave. Ajo që u bë në Tiranë, po bëhet në jug të vendit, ku ka hapësira për investitorët, por edhe pronarët. Si ka mundësi që një qeveri nuk bëri një hartë për 12 vite. Jam shumë i zhgënjyer me vlonjatët që 21 veta pranojnë direkt të japin dorëheqjen. Ata në këtë mënyrë kanë pranuar fajësinë, për performancë të dobët apo elementë korruptivë”, tha Malaj. (A2 Televizion)

Lajme të tjera |  Vala e të nxehtit merr 18 jetë në Itali, ndalohet puna pas mesditës në disa rajone

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us