“Jam i zhgënjyer për rezultatin”, analiza e Silvinjos: Penalltia e gjuajtur nga Manaj ishte zgjedhja ime

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, analizoi barazimin pa gola që Shqipëria regjistroi në shtëpi ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:  

“Bëmë një paraqitje të mirë sipas meje. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por me mënyrën si u përfaqësuam. Në pjesën e parë ishim më mirë, në pjesën e dytë u hap pak skuadra. Por ishte një përfaqësim dinjitoz. 

Ky është futbolli, jam i zhgënjyer për rezultatin, por jam gjithë krenar për lojtarët e mijë. Janë momentet e caktuara që vendosin ndeshjen.  

Penalltia gjithmonë është diçka e vështirë. Ishte zgjedhja ime dhe penalltia. Provuam në stërvitje, me Asllanin, Uzunin, Bajramin, Asanin, por në fund vendosëm për Manajn. Kjo ishte zgjedhja ime.  

Ne nuk kemi një formacion të përcaktuar, kemi më shumë lojtarë nga mund të zgjedhë, duke theksuar aspektet teknike që mua më pëlqejnë.  

Lajme të tjera |  Sot Shqipëria sërish kundër Serbisë! "Deja vu" e 2014-Si ndezi Ismail Morina zemrat e shqiptarëve me dronin

Ishte një ndeshje e barabartë, Broja ka shumë kohë që nuk luan 90 minuta. E njëjta gjë edhe për Manajn, që pati një gjendje gripale. Hoxha luajti mirë, por u shfaq i lodhur. Asani dhe Bajrami nuk kanë luajtur shumë këto kohët e fundit, por unë i kam në konsideratë në ndeshjet e ardhshme.  

Kanë qenë të vështira për ne që të bënim zgjedhjet. Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kundër Andorrës shënoi 2 gola. Daku është një futbollist me forcë fizike të madhe. Duhet të bënim zgjedhje inteligjentë. Zgjodha Manajn për eksperiencën. Daku i sjell forcë ekipit edhë kur futet nga stoli”, u shpreh Silvinjo. 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nga shqiponjat dykrenare e fëmijëve te vërshëllimat që shurdhuan kapitenin Mitroviç, shikoni çfarë ndodhi gjatë himnit të Serbisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us