Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel nuk dëshiron që skuadra e tij të luajë me frikën e humbjes. “Unë dua që ne të luajmë me dëshirën, urinë dhe gëzimin për të fituar. Pranimi i dështimit është pjesë e tij”, tha trajneri i “Tre Luanëve” për mediat para ndeshjes kundër Shqipërisë, e cila luhet të premte në orën 20:45 në mitikun “Wembley”.Në debutimin e Thomas Tuchel në stolin e Anglisë, ndeshja hapëse është kundër ekipit tonë dhe vlen për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës 2026. Në konferencën zyrtare, gjermani tha se emocionohet para ndeshjes me Shqipërinë për shkak edhe se stadiumi do jetë në kapacitet maksimal
Trajneri u ndal edhe te kundërshtari dhe mënyra sesi do i qaset lojës në një ekip kombëtar, duke mos pas përvojë.
“Unë mendoj se duhet të përpiqemi të zbatojmë stilin, strukturën dhe ritmin. Vendosni lojtarët në pozicione ku ata ndihen rehat dhe shprehen, shpresojmë në potencialin e tyre të plotë.
Të gjithë do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje kur luajnë kundër nesh dhe kjo është arsyeja pse ne duam të përshtatemi me rivalët”, tha Tuchel.