“Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj”.
Kështu u shpreh eurodeputeti Fredi Beleri, duke folur për mbledhjen e stabilizim asociimit në Strasburg dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.
“Unë jam zgjedhur nga qytetarët grekë, por unë jam në opozitën shqiptare Këshillin drejtues të OMONIA-s të PBDNJ, kam kandiduar dhe fituar bashkinë e Himarës dhe si shtetas shqiptar kam të drejtë të flas dhe të them mendimet e mia. Kjo është Europa”.
Beleri duke i dhënë të drejtë opozitës, theksoi se problemet e drejtësisë në Shqipëri janë serioze për demokracinë, ndërsa beteja e tij vijon në Strasburg.
“Problemi është aq i madh, opozita ka të drejtë duke mos gjetur hapësirë në Shqipëri dhe duke mos u marrë në konsideratë nga mazhoranca. Shqetësimet e opozitës janë serioze. Njerëzit ikin jo nga varfëria, por nga mungesa e sundimit të ligjit.
Siguria ligjore dhe mënyra si funksion drejtësia nuk i lë të punojnë në Shqipëri. Unë betejën ligjore në Shqipëri e pres në GJL, çështja ime është në Strasburg. Unë do ta gjej të drejtën time, por problem është drejtësia në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka dështuar”, tha ai për A2.