Jamal Musiala i vendos “kushte” Bayern Munich, mësohen dy klauzonat

Jamal Musiala ka rënë dakord të rinovojë kontratën e tij me Bayern Munich, duke vendosur kushte. Ai shpreson që për Bayernin të shkojnë gjërat mirë, por nëse bavarezët nuk kualifikohen në Champions League, ata kanë rënë dakord për një klauzolë që do të jetë 178 milionë euro për vitin 2028 dhe 100 milionë euro për vitin 2029.

Ylli gjerman shihet si një nga lojtarët më premtues për të ardhmen. 21-vjeçari ka qenë shumë i dobishëm për skuadrën e Bayern Munich, duke dhuruar spektakël për tifozët.

Kujtojmë se në të gjitha garat ku ka marrë pjesë Bayern Munich, ai ka shënuar 37 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 36 ndeshje të luajtura.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us