Egnatia u ndal në barazim ndaj Skënderbeut pa gola. Trajneri i Egnatias Edlir Tetova doli në prononcim për mediat në fund të takimit.
“Kishim një motivim ekstra sot, mendoj edhe Skënderbeu. Mendoj që ishte një ndeshje shumë e bukur, me rastet që u krijuan ishim afër në pjesën e parë. Mendoj që ne ishim më shumë afër fitores. Po ta kapësh në statistika, kemi 26 gjuajtje në kuadrat, sigurisht që goli shqetëson.
Trajnerit i mjafton që lojtari të jetë përpara portës. Sot kishim Xhemjalin të pranishëm, e ka ndjerë këmbën, por do të shikojmë gjatë javës. Deri diku edhe Kasa ndoshta, por lojtarët e tjerë jo. Patjetër që ishim në bllok të mesëm, duke ditur që Skënderbeu ka lojtarë cilësorë. Mendoj që me mbrojtjen tonë, me lojtarë mesfushorë, mendoj që e kishim pak të vështirë të bënim lojën tonë.
Janë dy tablo të ndryshme, vjet ishte grupi shumë i plotë, normalisht mua më tepër më djeg sepse të gjitha problematikat i kemi pasur në mbrojtje nga marsi e mbrapa. Vjet kanë qenë të gjithë të disponueshëm, sivjet është tablo komplet ndryshe”, u shpreh Tetova.