“Janë intimiduar disa persona”, Rama për Veliajn: Proces hetimor shumë i çuditshëm. Edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e dënojnë me arrest shtëpie…

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live me komentuesit në rubrikën e tij në rrjetet sociale ‘Sy më sy’ komentoi arrestimin një ditë më parë të kreu të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Rama e cilësoi një proces gjyqësor shumë të çuditshëm atë ndaj kryebashkiakut Veliaj, ku sipas tij janë intimiduar dëshmitarë, njerëz të arit dhe kulturës.

“Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duhan kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht. Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ja heqi kokën bashkisë së Tiranës pa gjyq. Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman.

Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.

Lajme të tjera |  “Bankers i hëngri kokën Adriatik Llallës” - Ylli Manjani: Soros do blinte aksionet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us