Janë kundër universiteteve private, studentët në Greqi përplasen me Policinë (PAMJET)

GREQI– Studentët në Greqi përplasen me Policinë. Raportohet se disa persona të maskuar me kapuç janë futur brenda godinës së një universiteti në shenjë proteste. Kas qenë ndërhyrja e Policisë ajo që i ka nxjerrë jashtë ku dhe u shënuan përplasjet. Pas daljes nga godina, anëtarë të fraksioneve studentore dhe qytetarë që i mbështesnin kanë protestuar me parrulla jashtë godinës.

Siç mund të shihet dhe në pamje protestuesit kanë qenë të shumtë në numër, ndërsa Policia e armatosur rëndë. Protestuesit mbanin parrulla në duar dhe brohorisnin kundër Qeverisë.

Studentët protestojnë kundër vendimit të Qeverisë greke për hapjen e universiteteve private në vend, pasi thuhet se ky vendim mund të ulë vlerën e diplomave nga universitetet publike. Greqia ka 24 universitete publike të akredituara që kanë qenë thuajse falas prej tre dekadash.

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us