Jarmouni nuk “pyet” për Tiranën dhe Superioren, sulmuesi merr avionin për Francë

Walid Jarmouni nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Laçin. Sulmuesi pasditën e sotme do të udhëtojë drejt Francës.

Kjo pasi 24-vjecari ka problem me njërin sy dhe i duhet të bëjë patjetër një ndërhyrje për t’u rikuperuar. Në fakt lojtari ndërhyrjen duhet ta bënte që në shtator, por diçka e tillë nuk u bë e mundur, teksa tashmë situata nuk pret më.

Kujtojmë se Jarmouni do të jetë një mungesë e rëndësishme për Tiranën, pasi deri më tani ka arritur të shënojë 5 gola. Gugash Magani duhet të gjejë zëvendësuesin e tij për duelin me Laçin, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00 në Kurbin dhe është i vlefshëm për javën e 19-të.

Lajme të tjera |  Sylvinho vendos për Elseid Hysajn, favorit për vendin e titullarit edhe Jasir Asani (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us