Jashtë Parlamentit të ri, Alibeaj: Po iki me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera

Kandidati për deputet nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk arriti të merrte mandat duke siguruar vetëm 306 vota në partinë e re, në një prononcim për media, u shpreh se nga Kuvendi del me kokën lart.

Ai tha se ata që do të jenë në Kuvend janë pazarxhinjtë, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, të humbur kanë dalë shqiptarët.

“Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lartë. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lartë.

Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia.

Lajme të tjera |  Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën berishiste për "vjedhjen" e zgjedhjeve

Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhir si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jetën, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”, tha Alibeaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us