Jashtë planeve të klubit, mbrojtësi përgatit largimin nga Partizani

Franci Lala pritet të mos jetë më pjesë e Partizanit. Mbrojtësi nuk ka patur asnjë minutë në këmbë që prej transferimit te tij te “Demat”, me këta të fundit që e kanë lënë dhe jashtë ekipit.

I gjendur në këtë situata, Lala po mendon seriozisht largimin. 25-vjeçari kërkon një aventurë të re, ekip në të cilin mund të ketë minuta të sigurta. Janë pikërisht minutat ato që mund të çojnë në ndërprerjen e bashkëpunimin mes palëve.

Kujtojmë që mbrojtësi është një prodhim i Partizanit, teksa ka mbajtur veshur edhe fanella të ekipeve të tjera në Shqipëri. Lala ka luajtur për Korabin, Luftëtarin, Tomorin dhe së fundmi Kukësin.

Lajme të tjera |  Igli Tares mund t’i prishen planet, gjiganti i Premier League nis bisedimet për transferimin e mesfushorit shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us