Jasir Asani në garë për më të mirin e Champions

Champions League e Azisë po kërkon të zgjedhë lojtarin më të mirë të sezonit dhe për këtë ka hapur një sondazh për tifozët në faqen zyrtare. Pjesë e kandidatëve është edhe shqiptari Jasir Asani.

Mesfushori me tipare sulmuese ndodhet në këtë garë së bashku me Cristiano Ronaldo, Firmino apo Riyad Mahrez. Vetëm pjesëmarrja në këtë sondazh është një vlerësim i madh


Jasir Asani ishte protagonist me Gwangju, duke shënuar 9 gola dhe duke qenë mes më të mirëve të turneut. Falë ndihmës së Asanit, skuadra koreanojugore në debutimin e saj mbërriti deri në çerekfinalet e turneut, ku u eliminua nga një kundërshtar me përvojë si Al-Hilal.

Lajme të tjera |  Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us