Java e fundit e Superiores luhet në fundjavë, 4 ekipe në garë për të qëndruar në Superiore (AXHENDA)

Superiorja në fundjavë do të luajë ndeshjet e fundit të sezonit të saj të rregullt. Takime mjaft të rëndësishme janë në program, ku sigurisht vëmendja më e madhe do të jetë te mbijetesa.

Janë plot 4 skuadra që do të luajnë fatet e tyre të të gjithë sezonit në javën e fundit të Superiores. Kështu Bylis, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi do të bëjnë llogaritë mes tyre për “Play-Out” dhe qëndrimin në Superiore, teksa fatkeqësisht, 2 prej tyre do të bien direkt në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë një duel interesant do të jetë edhe mes Elbasanit dhe Partizanit për vendin e 4-të në “Final – Four”. Fati i vë përballë në javën e fundit të dyja skuadrat që do të luajnë ndeshjen direkte mes tyre për vendin e 4-të, teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh, 50.

Duelet e tjera do të jenë Dinamo – Tirana në “Elbasan Arena”, Skënderbeu – Bylis në Korçcë, Teuta – Egnatia në “Niko Dovana” dhe Vllaznia – Laçi në “Loro Boriçi”. Sfida këto që saktësisht do të luhen ditën e dielë në orën 15:30.

Java e fundit e Superiores luhet në fundjavë, 4 ekipe në

Lajme të tjera |  “Kolo Muani dhe Vlahovic bashkë? Të shohim”, Tudor: Parma i mori barazim Interit me meritë, një ndeshje e vështirë ndaj tyre

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us