Java nis me diell, por temperaturat pësojnë rënie

Do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites; do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të mbetet moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us